image Atletico Madrid në fund shënon dhe korrë fitore minimale ndaj Osasunës

Futboll

Atletico Madrid në fund shënon dhe korrë fitore minimale ndaj Osasunës

news image

Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të në La Liga.

Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Osasunas doli të jetë e fortë dhe me pak raste shënimi.

Pjesa e parë solli vetëm një rast shënimi, kur Lucas Torro tentoi për Osasunan.

Me të filluar pjesa e dytë Los Colchoneros shënoi me Antoine Greizamnn, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutat e fundit të ndeshjes Atletico Madridi rriti presionin në portën e mysafirëve.

Yannick Carraso rrezikoi në minutën e 82-të, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Goli erdhi në minutën e 87-të, kur Felipe shënoi me një goditje me kokë për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Atletico fitoren e shtatë sezonale, ku tani me 26 pikë mban pozitën e 4-të. /Gazeta Sinjali Sporti/