image Atletico Madrid interesohet për Rafa Mir, pas performancave ne Olimpiadë

Futboll

Atletico Madrid interesohet për Rafa Mir, pas performancave ne Olimpiadë

news image

Rafa Mir ishte një nga futbollistët që spikati më shumë me Spanjën në Olimpiadën Tokyo 2020, ku Furia e kuqe fitoi medaljen e Argjendtë.

Sulmuesi i Ëolverhamton i cili në sezonin e fundit u aktivizua te Huesca shkëlqeu në Lojërat Olimpike dhe paraqitjet e tij nuk mbetën pa u vënë re nga Atletico Madrid.

Kampionët e Spanjës kanë arritur akordin me Wolves për transferimin e sulmuesit 24-vjeçar në kryeqytetin spanjoll.

Rafa Mir i cili shënoi 16 gola me Huescan mes La Ligas dhe Kupës së Mbretit sezonin e shkuar do të jetë sulmuesi i tretë i Atleticos së Madridit në sezonin e ri pas Suarez dhe Correas. /Gazeta Sinjali Sporti/