image Atletico Madrid bindshëm e mposhtë Cadizin, rrëmben pozitën e dytë

Futboll

Atletico Madrid bindshëm e mposhtë Cadizin, rrëmben pozitën e dytë

news image

Atletico Madrid ka rrëmbyer pozitën e dytë në Laligën spanjolle, shkruan Sinjali Sport.

Los Colchoneros mposhtën në udhëtim skuadrën e Cadizit me rezultat bindës 1-4.

Madrilenët shënuan të parët tre gola me Lemarin, Griezmannin dhe Correan, kurse Lozano e ngushtoi, mirëpo mysafirët thelluan epërsinë me Cunhan.

Fitore shumë e rëndësishme e Atleticos, pasi e shfrytëzuan humbjen e Real Socideadit dhe ngritën në vendin e dytë me 29 pikë, një më pak se rivali Real Madrid.

Përderisa në anën tjetër, Cadizi, pas kësaj humbje mbetet në vendin e 17-të me 12 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/