image Atletico e mposhtë dhe ia rrëmben pozitën e katërt Rayo Vallecanos

Futboll

Atletico e mposhtë dhe ia rrëmben pozitën e katërt Rayo Vallecanos

news image

Atletico Madrid e ka nisur vitin 2022 me fitore ndaj Rayo Vallecanos, raporton Sinjali Sport.

Los Colchoneros triumfuan pastër me rezultat 2-0 ndaj tjetrës skuadër madrilene.

Angel Correa ishte heroi i vendasve, duke i realizuar që të dy golat në këtë ballafaqim.

Me këtë fitore Atletico ngritët në pozitën e katërt me 32 pikë, duke ia rrëmbyer pikërisht Rayos atë pozitë dhe duke i zbritur në pozitën e pestë me 30 pikë.

Kjo ishte fitorja e parë për Simeonen pas katër humbjeve rresht, kurse për mysafirët disfata e dytë radhazi ishte kjo e sotmja. /Gazeta Sinjali Sporti/