image Atalanta i 'përpin' kuqezinjtë, 5 gola për ta nënshtruar Milanin në Bergamo

Futboll

Serie A/ Atalanta i ‘përpin’ kuqezinjtë, 5 gola për ta nënshtruar Milanin në Bergamo

news image

Atalanta vijon të shkëlqejë në Serie A, ndërsa Milani vijon të zhgënjejë.

Në ndeshjen e mesditës, skuadra, pjesë e së cilës është edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i shpërfytyroi kuqezinjtë jo vetëm me rezultatin e thellë 5-0, por edhe në lojë.

Atalanta dominoi totalisht takimin, ndërsa kuqezinjtë për asnjë moment nuk mundën të vinin në vështirësi portierin kundërshtar, duke u treguar të pafuqishëm në të gjitha drejtimet.

Gomez, kapiteni i vendasve, ishte i pari që mposhti Donnarumma-n, me një gol të bukur të shënuar që në minutën e 10. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Atalanta-s. Në 45 minutat e dyta pritej reagimi i Milanit, por vendasit as që e çuan ndërmend një gjë të tillë, duke e mposhtur portierin e kuqezinjve edhe 4 herë të tjera.

Një humbje turpëruese për Milanin, që tregon më së miri situatën në kampin kuqezi. Në anën tjetër, Atalanta, pasi kaloi grupet në Champions, është duke bërë një paraqitje mjaft të mirë edhe në Serie A.