image Asnjë punonjës shëndetësor në Emergjencën e Gjakovës, pacientja me hipertension pret 20 minuta në korridor - Sinjali

Asnjë punonjës shëndetësor në Emergjencën e Gjakovës, pacientja me hipertension pret 20 minuta në korridor

news image

Një qytetar ka publikuar një video të realizuar mbrëmë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, në të cilën nuk shihet asnjë punonjës shëndetësor që mund t’u ofrojë ndihmën e parë pacientëve, raporton Gazeta Sinjali.

Qytetari që e ka bërë videon, Fatos Maloku, dëgjohet duke thënë se nëna e tij, e cila vuan nga hipertensioni, ka 20 minuta që pret në korridor.

Video është postuar pak minuta para mesnatës, në orën 11:49.

Roja e Emergjencës tenton ta ndalojë qytetarin që të mos bëjë video, ndërsa një punonjës që shihet në video, dëgjohet duke thënë se stafi mjekësor vjen tani./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin