image Asamblisti i VV-së në Prishtinë: "Policia s'bën me leju asnjë tifoz të largohet pa naj gjymtyrë të thyeme" - Sinjali

Asamblisti i VV-së në Prishtinë: “Policia s’bën me leju asnjë tifoz të largohet pa naj gjymtyrë të thyeme”

news image

Sonte, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, do të zhvillohet finalja e Europa Leauge, në mes Feyenoordit dhe Romës.

Policia shqiptare atje po përballet me huliganizëm të ashpër të tifozëve, të cilët përveç përleshjeve mes vete, nuk kanë kursyer as zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

E në këtë situatë, asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci, ka një porosi të çuditshme për policinë shqiptare, duke porositur forcat e rendit atje që të ushtrojnë dhunë ndaj tifozëve holandezë.

“Policia e shtetit sbon me leju asnje tifoz te fejnordit me dal prej shqiperise pa naj gjymtyre te thyeme“, ka shkruar Mujeci në profilin e tij në Facebook.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin