Arsenal ka marrë një humbje të befasishme sot në mesditë në përballje ndaj Evertonit, në shtëpinë e këtyre të fundit.
Një sfidë e dominuar me mbajtjen e topit nga Arsenal, por me goditje drejt portës kanë qenë të barabartë.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0. Befasia për skuadrën e Artetës ndodh në minutën e 60-të, ku Tarkowski shënon pas një asistimi të McNeil. Minuta pati edhe për Jorginhon, i cili është blerja më e re e Arsenalit nga Chelsea.
Me këtë rezultat, Arsenal ndodhet përsëri në vendin e parë me 50 pikë, duke u ndalur kështu nga kjo humbje. Manchester City tashmë ka mundësinë e artë të ushtrojë më shumë presion drejt tyre, pasi ndodhen në vendin e dytë me 45 pikë.