image Arsenali fiton, Tottenhami e Leicesteri barazojnë në sfidat përkatëse - Sinjali

Arsenali fiton, Tottenhami e Leicesteri barazojnë në sfidat përkatëse

news image

Kanë përfunduar tri ndeshjet e orarit 15:00 në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Arsenali arriti fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Watfordit, duke e vazhduar formën e mirë.

Ylli i ri i skuadrës, Emile Smith-Rowe shënoi golin e fitores për Gunners, duke ia siguruar tre pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Topçinjtë ngritën në pozitën e pestë me 20 pikë, derisa mysafirët me 10-të pikë janë në vendin e 17-të.

Ndeshje interesante në letër ishte ajo në mes Evertonit dhe Tottenhamit, por në fushë që mbaroi ashtu siç ia nisi 0-0.

Conte barazoi në ndeshjen e parë në Premierligë, ku skuadra e tij renditet në vendin e nëntë me 16 pikë, derisa Evertoni me 15 pikë janë në vendin e 11-të.

Barazim tjetër ishte ai në mes Leedsit dhe Leicesterit, 1-1.

Dy minuta ishte diferenca kur u shënuan të dy golat, me vendasit që kaluan të parët në epërsi me Raphinan në minutën e 26-të, kurse Barnes barazoi në të 28-ën.

Ky barazim i sheh dy skuadrat në pjesën e poshtme të tabelës me dhelprat që kanë 15 pikë në vendin e 12-të, kurse vendasit me 11 pikë janë të 15-tit. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin