image Arrestohet zyrtari policor që nxiti përçarje me shkrime në rrjetet sociale

Drejtësi

Arrestohet zyrtari policor që nxiti përçarje me shkrime në rrjetet sociale

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar polici, Safet Sajo Civoviq, i cili u suspendua dje nga detyra për shkak të shkrimeve në rrjete sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një kumtese për media, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se Civoviq u arrestua me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Pas pranimit të informacioneve IPK ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore dhe pas intervistimit të zyrtarit policor i njëjti është arrestuar dje në orët e mbrëmjes në Pejë. Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘nxitja e përçarjes dhe mos durimit’. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Sajo Civoviq të premten ka zhvilluar një vizitë tek një mik i tij.

Krahas personit që ai ka pozuar (identiteti i të cilit nuk dihet), përmes përshkrimit ai ka nxitur urrejtje përballë shqiptarëve duke bërë edhe propagandë.

Isha i nderuar të vizitojë këtë mik të madh- Shefin në Dobrushë i cili u bëri ballë terroreve shqiptare. E mëshiroftë Zoti”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie./Gazeta Sinjali/