image Suspendohet polici Safet Sajo Civoviq pasi fyeu popullin shqiptar dhe nxiti urrejtje

Drejtësi

Suspendohet polici Safet Sajo Civoviq pasi fyeu popullin shqiptar dhe nxiti urrejtje

news image

Policia e Kosovës  ka suspenduar zyrtarin policor Safet Sajo Civoviq për disa shkrime të publikuara në rrjetin social.

Civoviq është me detyrë në pikën kufitare “Kullë” ndërsa nuk janë bërë të ditura shkrimet e tij.

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”,  ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke e suspenduar. Suspendimi i tij është mbështetur në Udhëzimit Administrativ Nr.04/19, për shkeljet, masat dhe procedurat  disiplinore në Policinë e Kosovës.  Pas masës së suspendimit Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sajo Civoviq dje ka zhvilluar një vizitë tek një mik i tij.

Krahas personit që ai ka pozuar (identiteti i të cilit nuk dihet), përmes përshkrimit ai ka nxitur urrejtje përballë shqiptarëve duke bërë edhe propagandë.

Isha i nderuar të vizitojë këtë mik të madh- Shefin në Dobrushë i cili u bëri ballë terroreve shqiptare. E mëshiroftë Zoti”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie./Gazeta Sinjali/