image Arrestohet shtetasi problematik i ShBA-së, sulmoi në vendin e punës kamarierin e lokalit në Prishtinë

Siguri

Arrestohet shtetasi problematik i ShBA-së, sulmoi në vendin e punës kamarierin e lokalit në Prishtinë

news image

Në mëngjesin e djeshëm, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është arrestuar një person me shtetësi amerikane dhe nënshtetësi të Sudanit Jugor.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se i njëjti është arrestuar për shkak se ne vendin e punës ka sulmuar kamarierin e lokalit “Prince Caffe Shop” që ndodhet në hotelin “Grand”, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Ky nuk është incidenti i parë që shtetasi amerikan përfshihet ditëve të fundit në Prishtinë.

Përveç këtij rasti, burimet njoftojnë se edhe më 6 maj, Policia ka iniciuar një rast të “Lëndimit trupor” kundër të dyshuarit, mirëpo ndaj tij nuk ishte urdhëruar ndonjë masë sigurie.

Duket se kjo e ka motivuar dhe më shumë të dyshuarin që të përfshihet edhe në raste të tjera të dhunës, gjë që prezencën e tij në lokale e bën të rrezikshme për stafin dhe mysafirët.

Sinjali mëson se Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe po ashtu ka njoftuar edhe ambasadën e ShBA-së për arrestimin e tij.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Sinjali do t’iu mbaj të informuar për zhvillimet e mëtejme.

/GazetaSinjali/