image Arrestohet sërish i shumëkërkuari Ridvan Ademi, kërcënoi me kallash policët

Siguri

Arrestohet sërish i shumëkërkuari Ridvan Ademi, kërcënoi me kallash policët

news image

Policia e Kosovës dje ka bërë të ditur që është arrestuar një 32-vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet për veprat penale “Kanosje”, “Mbajtje në pronësi kontrolle ose posedim i paautorizuar i armës”, si dhe “Asgjësim i pasurisë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se personi në fjalë është Ridvan Ademi, i cili edhe më parë ishte arrestuar, pasi që dyshohej për grabitje të shumta në banka, pompa të derivateve, markete e vetura.

Ademi, ka përfunduar sërish në pranga të Policisë së Kosovës, pasi që ishte në kërkim që një muaj për një rast të kanosjes që ka ndodhur me kallashnikov në qendër të Podujevës, e ku viktimë ishin zyrtarët policorë.

Ndërkohë, në njoftimin e djeshëm të Policisë bëhet e ditur se 32-vjeçari pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I shumëkërkuari, Ridvan Ademi më parë është arrestuar në Bruksel, pasi që dyshohej se ishte pjesë e grupit që kanë kryer grabitje të shumta.

/GazetaSinjali/