image Arrestohen dy të rinj në Podujevë, u konfiskohet një kallash

Siguri

Arrestohen dy të rinj në Podujevë, u konfiskohet një kallash

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona dhe është sekuestruar një armë në qytetin e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari R.A., është arrestuar dje në rrugën “Nuhi Gashi”, pasi që i njëjti ishte shpallur në kërkim për veprat “Kanosje”, “Mbajtje në pronësi kontrolle ose posedim i paautorizuar i armës”, si dhe “Asgjësim i pasurisë”.

32-vjeçari pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërlidhur me po të njëjtin rast, sot rreth orës 14:30, policia i ka shqiptuar masën e arrestit policor edhe të dyshuarit tjetër, R.A., 28-vjeçar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është sekuestruar edhe një armë automatike AK 47.

/GazetaSinjali/