image Arrestohet prishtinasi, ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij

Siguri

Arrestohet prishtinasi, ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij

news image

Policia ka prangosur një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 12.05.2020 – 04:00. Më 27.05.2020 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/