image Arrestohet prishtinasi, kanosi me jetë gruan dhe në vazhdimësi ushtroi dhunë psikike ndaj fëmijëve

Sinjalizime

Arrestohet prishtinasi, kanosi me jetë gruan dhe në vazhdimësi ushtroi dhunë psikike ndaj fëmijëve

news image

Policia ka prangosur një burrë në Prishtinë, pasi ka kanosur me jetë gruan e tij, si dhe në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj fëmijëve.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se arrestimi i tij ka ndodhur dje, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/