image Arrestohet personi tjetër i dyshuar për ‘vrasje në tentativë’ në Prishtinë

Siguri

Arrestohet personi tjetër i dyshuar për ‘vrasje në tentativë’ në Prishtinë

news image

Më 01.07.2020, pak pas mesnate, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë ka ndodhur një rast i iniciuar nga policia si: ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Policia, si të dyshuar atë natë ka arrestuar tre persona, ndërsa një person tjetër i dyshuar është arrestuar sot.

Këto informacione i ka konfimruar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në momentin e arrestimit i është gjetur dhe sekuestruar një revole”, tha Krasniqi.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/

Në fotografi mund të shihni revolën e sekuestruar.