image Arrestohet një person te "Rruga B", u kap me 6 qese drogë

Siguri

Arrestohet një person te “Rruga B”, u kap me 6 qese drogë

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovë, si i dyshuar për “Posedim të paautorizuar i narkotikëve – armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij u bë pasditen e djeshme, rreth orës 18:00, në “Rrugën B”, në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit të tij, policia gjeti dhe konfiskoi gjashtë qese me marihuanë dhe një thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në trupin e tij, janë  gjetur dhe konfiskuar gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuana, me peshë 8.2 gramë, si dhe një mjet i prehtë (thikë)”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste, një për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve” dhe një tjetër për “Armëmbajtje pa leje”.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/