image Arrestohet një person në Prishtinë, ishte i kërkuar për kanosje dhe lëndim trupor

Siguri

Arrestohet një person në Prishtinë, ishte i kërkuar për kanosje dhe lëndim trupor

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person që ishte shpallur në kërkim për veprat “Kanosje” dhe “Lëndim trupor”.

Sipas Policisë, i dyshuari me inicialet K.M. është arrestuar në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Arrestohet një person i kërkuar për veprat Kanosje, lëndim trupor   Prishtinë,  11 dhjetor 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.   Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga hetuesit policor të stacionit Jugu, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar.   Personi i dyshuar:     – K. M,  mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresë të gjykatës për veprën  Kanosje dhe lëndim trupor.     Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale“, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/