image Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjeti qese me drogë, dy telefona dhe mbi 3 mijë euro

Siguri

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjeti qese me drogë, dy telefona dhe mbi 3 mijë euro

news image

Dje në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedim i substancave narkotike”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 12 qese me peshë rreth 12.6 gram të subtancës së dyshuar narkotike, dy telefona si dhe 3 mijë e 230 euro para të gatshme.

Ndërsa, pas kontrollit, policia ka bastisur shtëpinë e tij, ku ka gjetur edhe një qese tjetër të substancës narkotike, me peshë prej 1.4 gram.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/