image Arrestohet një person i kërkuar për tentim vrasje në Prishtinë

Siguri

Arrestohet një person i kërkuar për tentim vrasje në Prishtinë

news image

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicalet F.B., i cili ka qenë i kërkuar nga policia për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur me datën 17.06.2021, në rrugën “Shaban Shala”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari përkundër tentativave për ikje është arrestuar në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

I dyshuari për kryerjen e veprave, “Vrasje në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/