image Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Siguri

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

news image

Në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur që të ndalojë dhe të arrestojë, gjatë ditës së sotme një person nga Ferizaj, me inicialet K.S, 30 vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, i dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale: “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës“, është thënë ndër të tjera në komunikatë. /GazetaSinjali/