image Arrestohet një nënë në Prishtinë, dyshohet se keqtrajtoi fëmijët e saj

Siguri

Arrestohet një nënë në Prishtinë, dyshohet se keqtrajtoi fëmijët e saj

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një grua në një lokal, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka thënë Sinjalit se e arrestuara dyshohet se i ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj.

Ky burim thotë se ajo dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit kur e ka kryer një vepër të tillë.

Prokurori ka urdhëruar që e arrestuara të dërgohet në mbajtje, ndërsa fëmijëve u është ofruar ndihmë mjekësor dhe punëtorët e Qendrës për Punë Sociale i kanë dërguar ata te babai i tyre./Gazeta Sinjali/