image Arrestohet një kosovar dhe një serb në Prishtinë, të dehur rrahen mes vete

Kosovë

Siguri/ Arrestohet një kosovar dhe një serb në Prishtinë, të dehur rrahen mes vete

news image

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi janë rrahur mes vete dhe pastaj kanë tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se njëri nga të arrestuarit ishte shtetas serb. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, pas mesnate, shkruan Gazeta Sinjali.

Personat e arrestuar ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike.

“Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/