image Arrestohet një 48-vjeçar në Ferizaj, e bëri për spital babain e tij

Siguri

Arrestohet një 48-vjeçar në Ferizaj, e bëri për spital babain e tij

news image

Një person është arrestuar në Prelez të Ferizajt pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 70 vjeç, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një komunikatë për media, Policia ka njoftuar se viktima ka pasur lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

48-vjeçari me inicialet R.H., me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin ka pranuar informatë mbrëmë rreth orës 19:00.

/GazetaSinjali/