image Arrestohet një 27-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ia ka grabitur varësen e arit nga qafa një gruaje

Siguri

Arrestohet një 27-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ia ka grabitur varësen e arit nga qafa një gruaje

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të grabitjes në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, ku një person dyshohet se mbrëmë ia ka vjedhur nga qafa varësen e arit një gruaje.

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se në prangat e policisë si i dyshuar për këtë rast ka rënë sot një 27-vjeçar me inicialet F.A.

Sipas komunikatës së policisë së këtij rajoni, 27-vjeçari ia kishte grabitur me forcë një varëse ari një gruas dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

Policia njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/