image I grabitet zinxhiri i arit nga qafa një gruaje në Ferizaj

Siguri

I grabitet zinxhiri i arit nga qafa një gruaje në Ferizaj

news image

Në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme, në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, një grua është grabitur në mes të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e njëjta e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka deklaruar se derisa ishte në rrugë, një person i panjohur ia ka grabitur nga qafa zinxhirin e arit.

E njëjta ka deklaruar në Polici se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

/GazetaSinjali/