image Arrestohet një 25-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se shkaktoi aksident me tre të lënduar

Siguri

Arrestohet një 25-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se shkaktoi aksident me tre të lënduar

news image

Një person me inicialet Sh.Q., 25 vjeçar është arrestuar mbrëmë në Ferizaj pasi që i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku nën ndikimin e alkoolit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia, aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi”, tek semaforat.

Deri te ky aksident ka ardhur kur i dyshuari po qarkullonte me veturën e tij në drejtim të Gjilanit dhe në semafora ka goditur dy automjete tjera të cilat ishin ndaluar, duke shkaktuar aksident zinxhiror.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari Sh.Q., i cili është testuar me alkooltest ka rezultuar 2.49 promila, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Deri te aksidenti ka ardhur kur njëri automjet i cili po qarkullonte nga rruga “Rexhep Bislimi” Ferizaj në drejtim të Gjilanit , me të arritur tek semaforët, shkakton aksident zinxhiror në dy automjete  tjera , të cilët ishin të ndaluara në pritje në shenjën e  semaforit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/