image Arrestohet në Klinë 19 vjeçari, dyshohet se vodhi një veturë në Vushtrri

Siguri

Arrestohet në Klinë 19 vjeçari, dyshohet se vodhi një veturë në Vushtrri

news image

Hetuesit policorë në Vushtrri, kanë arrestuar E.Sh, 19 vjeçar, nën dyshimin për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Arrestimi është bërë në qytetin e Klinës, mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti gjatë natës në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, ka vjedhur një veturë brenda së cilës kishte vegla të ndryshme pune”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur vetura e vjedhur si dhe veglat e punës, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese vetura i është kthyer pronarit.

“Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor”, njoftoi policia.

 /Gazeta Sinjali/