Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë të dyshurin për vrasjen e rëndë në tentativë që ndodhi dy ditë më parë në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Me rastin e arrestimit policia njofton se të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/