image Policia jep detaje për tentim vrasjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Policia jep detaje për tentim vrasjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

news image

Një person ka tentuar të vrasë një person tjetër, duke gjuajtur me armë zjarri AK-47 në drejtim të tij, mbrëmë rreth orës 19:20 në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, deri te tentim vrasja e rëndë kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje që kishin pasur dy personat me njëri-tjetrin.

I dyshuari i cili sipas policisë gjendet në arrati kishte shtënë një herë me armë në drejtim të ankuesit, por nuk raportohet për të lënduar.

Policia është duke e hetuar rastin të cilin e ka vlerësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”./Gazeta Sinjali/