image Arrestohet gjakovari, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij

Kosovë

Siguri/ Arrestohet gjakovari, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij

news image

Një person është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Gruaja është strehuar në shtëpi të sigurt, pasi ka thënë se nuk ndjehet e sigurt të qëndrojë në të njëjtën shtëpi me të.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë në Gjakovë.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/