image Arrestohet gjakovari për fajde, i sekuestrohen edhe mijëra litra alkool në garazhën e tij

Kosovë

Siguri/ Arrestohet gjakovari për fajde, i sekuestrohen edhe mijëra litra alkool në garazhën e tij

news image

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi i ka dhënë para me fajde një gruaje, shkruan Gazeta Sinjali.

Të arrestuarit i janë sekuestruar tri fletore që janë përdorur për veprën penale ‘fajde’ dhe në garazhën e shtëpisë së tij janë sekuestruar 2 mijë e 264 litra alkool, për të cilën nuk dihet prejardhja e tyre.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:00 të mëngjesit.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/