Sot Policia e Kosovës ka arrestuar Leutrim Latifin dhe Ibrahim Qadrakun, dy të dyshuarit për tentim grabitjen në dhe plagosjen e dy pronarëve të argjendarisë në Prizren.
Sinjali mëson se përveç tyre, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin që ua shiti të dyshuarve veturën me të cilën tentuan ta grabisnin argjendarinë.
Por këtë veturë, në përpjekje për t’i fshehur gjurmët, grabitësit e dogjën në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. E pas kësaj, ata grabitën edhe një veturë tjetër, të cilën e dogjën në fshatin Murgë të Skenderajt.
Sinjali iu sjellë edhe pamje nga djegia e kësaj veture.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në disa lokacione, ndërsa Prokuroria do të dalë në konferencë nga ora 15:00.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.