image Arrestohet 'dilleri' i 'Lesnës' në Prishtinë

Kosovë

Policia/ Arrestohet ‘dilleri’ i ‘Lesnës’ në Prishtinë

news image

Mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, te vendi i njohur si “Lesna”, Policia e Kosovës e ka arrestuar një person.

Gjatë punëve operative në terren, Policia njofton se duke kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, nën kulmin e shtëpisë ka gjetur një kavanoz qelqi të mbushur me 52.6 gramë marihuanë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç kësaj, Policia ka gjetur edhe një peshore të vogël digjitale dhe një pako me folie.

Arrestimi i tij u bë në vazhdën e një pune operative të Policisë së Kosovës në natën e mbrëmshme. /Gazeta Sinjali/