image Arrestohet 38-vjeçari në Prishtinë, i gjenden në veturë armë dhe 10 qese me stoli ari
[wp-story id="814678"]

Siguri

Arrestohet 38-vjeçari në Prishtinë, i gjenden në veturë armë dhe 10 qese me stoli ari

news image

Posedimi i armëve të zjarrit pa leje është shëndrruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë pa leje e gjësende të tjera të jashtëligjshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në “Veternik” të Prishtinë, teksa Policia ka ndalur për kontroll një veturë e cila po drejtohej nga një 38-vjeçar.

Gjatë kontrollimit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë me tre karikatorë dhe rreth 60 fishekë, po ashtu janë gjetur edhe 10 qese me stoli ari.

Arma dhe stolitë e arit janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari ka rënë në prangat e Policisë dhe është shoqëruar ne stacion policor për intervistim

Lidhur me këtë rast është njoftuar Dogana e Kosovës, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Ndërkohë Policia ka publikuar edhe pamjet e gjësendeve të sekuestruara.

No photo description available.
No photo description available.

/GazetaSinjali/