image Arrestohen tre të rinj në Prishtinë, dyshohen për së paku katër vjedhje

Siguri

Arrestohen tre të rinj në Prishtinë, dyshohen për së paku katër vjedhje

news image

Janë arrestuar tre persona të rinj të dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë.

Hetuesit policor të stacionit policor qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Personat e arrestuar:- G. B, mashkull, 18 vjeç, E.G, mashkull, 18 vjeç, dhe H .M mashkull, 33 vjeç, të tre shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës.

Personat arrestuar do të procedohen konform rekomandimit të prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet. /GazetaSinjali/