image Arrestohen tre personat që trafikuan seksualisht një grua në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Arrestohen tre personat që trafikuan seksualisht një grua në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës, pas një pune hetimore ka arrestuar dje tre persona, dy shtetas kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Viktima femër siç njofton Policia e Kosovës, ka pranuar tretman mjekësor.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse dy tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/