image Arrestohen tre persona në Prishtinë, vunë në qarkullim 500-she të falsifikuara

Siguri

Arrestohen tre persona në Prishtinë, vunë në qarkullim 500-she të falsifikuara

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë falsifikuar para që nga muaji gusht i këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Tre të dyshuarit, sipas policisë, kanë falsifikuar kartëmonedha në vlerë prej 500 euro. E me këtë dyshim, janë kontrolluar shtëpitë e dy prej të dyshuarve,  një lokacion në regjionin e Prishtinës dhe një lokacion  në regjionin e Gjilanit dhe janë sekuestruar tre telefona celular.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/