image Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u rrahën mes veti

Siguri

Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u rrahën mes veti

news image

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë janë arrestuar pesë persona, pasi që të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete, me ç’rast pas sulmit kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti në polici po hetohet si “Lëndim trupor” dhe “Sulm”, kurse me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/