image Arrestohen pesë persona në Ferizaj, nuk respektuan masat anti-COVID

Siguri

Arrestohen pesë persona në Ferizaj, nuk respektuan masat anti-COVID

news image

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se në fshatin Gërlic të Ferizajt në një lokal nate kanë punuar në kundërshtim me vendimet e qeverisë për masat anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia së bashku me Inspektorët e AUV-ut kanë dalë në vendngjarje dhe aty janë kërcënuar nga një person dhe janë penguar nga disa të tjerë.

Të dyshuarit janë arrestuar, ndërkaq të gjithë personat tjerë që ishin aty (15) u janë shqiptuar gjoba për mosrespektim të orarit të lëvizjes.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit H.S., 52-vjeçar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./GazetaSinjali/