image Arrestohen katër persona në Gjakovë, dyshohen se kanë përgatitur kokainë

Kosovë

Policia/ Arrestohen katër persona në Gjakovë, dyshohen se kanë përgatitur kokainë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona shtetas të Shqipërisë pasi dyshohen se kanë përgatitur një sasi substance të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë 1.27 gram.

Polica e Kosovës ka konfiskuar substancën narkotike dhe një veturë me targa të Shqipërisë si provë materiale.

“Gjakovë 27.02.2020-02:45. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj Shqiptar shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtit janë takuar duke përgatitur një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë 1.27 gram. Substanca dhe një veturë me targa të Shqipërisë janë konfiskuar si provë materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/