image Arrestohen dy vajza në Prishtinë, dyshohen për prostitucion

Siguri

Arrestohen dy vajza në Prishtinë, dyshohen për prostitucion

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Mundësim & detyrim në prostitucion”, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ato janë arrestuar dje rreth orës 18:30 në rrugën “Rrustem Statovci” në kryeqytet.

Këto burime kanë bërë të ditur se të dyshuarve u janë konfiskuar tre telefona celularë dhe 110 euro, të cilat do të përdoren si prova materiale.

Sinjali mëson se pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që dy vajzat të dërgohen në mbajtje./Gazeta Sinjali/