image Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohet se tentuan ta vidhnin bankomatin e një banke

Kosovë

Policia/ Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohet se tentuan ta vidhnin bankomatin e një banke

news image

Polica e Kosovës ka arrestuar dy persona me inicialet M.M., dhe F.K., të dyshuar se kanë tentuar që ta vjedhin bankomatin e BKT-së në Gjakovë.

Personat e arrestuar dyshohet që me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë provuar të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit një automjet të tipit Renault Llugano ,dy maska dhe dy palë dorëza.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, më saktë Stacioni policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore  në Gjakovë.

Sot më 07.02.2020 mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve të tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Malishevës.

Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar  nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë” e mbetur në Tentativë të ndodhur  me datë 20.01.2020 në ora 02:40 në fshatin  Kijevë  ku dy persona të maskuar , kanë tentuar që të kryenin  vjedhjen e të hollave  në bankomatin e bankës TEB .

Gjate punëve operativo-hetimore hetuesit policor nga stacioni policor në Malishevë kanë mbledhë dëshmi lidhur me rastin si dhe gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi te ndryshme.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

• M.M. m /k/ sh 29 vjeçar
• F.K. m /k/ sh 29 vjeçar

Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit: Një automjet të tipit Renault Llugano. Dy maska. Dy palë dorëza. /Gazeta Sinjali/