image Arrestohen 6 të dyshuar për përfshirje në përleshjen e mbrëmshme në Bardhosh të Prishtinës

Siguri

Arrestohen 6 të dyshuar për përfshirje në përleshjen e mbrëmshme në Bardhosh të Prishtinës

news image

Dje rreth orës 20:00 është raportuar për një rrahje në mes të disa personave në fshatin Bardhosh të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arritur që t’i identifikojë dhe t’i arrestojë gjashtë të dyshuar ndaj të cilëve është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

“Është bërë  identifikimin dhe arrestimin i gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast. Personat e dyshuar  të sipër cekur pas arrestimit janë dërguar në mbajtje  prej 48 orësh për të  vazhduar më tej me procedurat e nevojshme hetimore. Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre ësh iniciuar një hetim për rastin sulm dhe  lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen gjashtë të dyshuar për rastin sulm dhe lëndim i lehtë trupor

Prishtinë, 29 nëntor  2020 –  Dje në ora 19:50, policia  ka marrë informacionin se në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës,  ka pasur një përleshje në mes të disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, me ç’ rast kanë ngritur dyshimet e bazuara se në këtë  përleshje janë përfshirë gjashtë persona ku  nga sulmet fizike  dhe përdorimi i mjeteve të forta, lëndime trupore  kanë pësuar disa prej tyre.

Duke parë rrethanat në vendngjarje policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë veprimet e saja  operative e hetimore, në përpjekje për të zbardhur dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Së këndejmi është bërë  identifikimin dhe arrestimin i gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast.

             K. R, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

             B. M, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

             M. P, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

             A. P,  mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

             F. P,   mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

             Q. P,  mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Personat e dyshuar  të sipër cekur pas arrestimit janë dërguar në mbajtje  prej 48 orësh për të  vazhduar më tej me procedurat e nevojshme hetimore.Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre ësh iniciuar një hetim për rastin sulm dhe  lëndim i lehtë trupor./Gazeta Sinjali/