image Rrahje gjatë orës policore në Prishtinë, dy të lënduar

Siguri

Rrahje gjatë orës policore në Prishtinë, dy të lënduar

news image

Sonte pas orës 19:00, pra gjatë orës policore, ka ndodhur një rrahje në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës , ku si pasojë dy persona janë lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu njësitet policore kanë intervenuar dhe në Stacionin Policor “Veriu” janë shoqëruar tre persona.

Një person është dërguar për tretman mjekësor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar në vendngjarje, teksa pritet t’i ofrohet tretmani mjekësor.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës për Sinjalin, teksa ata thonë se janë duke punuar në kompletimin e rastit.

“Në ora 19:56, policia është njoftuar për një rrahje në progres në fshatin Bardhosh-Prishtinë. Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë. Në Stacionin Policor ‘Veriu’ Prishtinë janë shoqëruar tre persona, një është dërguar për tretman mjekësor dhe një tjetër po ashtu është i lënduar në vend-ngjarje, pritet t’i ofrohet tretman mjekësor. Këto janë informata fillestare të cilat posedojmë, policia është duke punuar në kompletim e rastit”.

/Gazeta Sinjali/