image Arrestohen 4 persona të kërkuar nga policia, 3 dërgohen në Dubravë, njëri në Burgun e Prishtinës

Kosovë

Siguri/ Arrestohen 4 persona të kërkuar nga policia, 3 dërgohen në Dubravë, njëri në Burgun e Prishtinës

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar katër persona të kërkuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas, raportit të policisë, arrestimi i tyre u bë me urdhër të gjykatës.

I kërkuari i parë u kap në rrugën “Ahmet Krasniqi”, rreth orës 11:20 në Prishtinë dhe më pas u dërgua për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

Për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës u dërguan edhe dy të arrestuarit e tjerë. Njëri prej të cilëve u arrestua në Han të Elezit, rreth orës 16:47, derisa i arrestuari tjetër u kap rreth orës 18:45 në Gllogoc.            

Kurse, në Burgun e Prishtinës për vuajtje të dënimit u dërgua i arrestuari i katër, i cili u kap rreth ores 15:50 në rrugën “Halim Orana” në Prishtinë 03.03.2020 – 15:50./Gazeta Sinjali/