image Arrestohen 4 burra që rrahen motrat e bashkëshortet e tyre

Kosovë

Siguri/ Arrestohen 4 burra që rrahen motrat e bashkëshortet e tyre

news image

Policia e Kosovës arrestoi katër burra të dyshuar për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, rasti i parë ndodhi mrëmjen e 2 marsit rreth orës 20:40 në Prishtinë, kur një burrë pas një mosmarrëveshje sulmoi bashkëshorten e tij. Për shkak të lëndimeve të marra, viktima pranoi tremtan mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

Në mbajtje u dërgua edhe një burrë tjetër i cili sulmoi fizikisht motrën e tij. Rasti, sipas policisë, ndodhi më 2 mars, rreth orës 21:10 në Prishtinë. Si pasojë e këtij sulmi, viktima mori lëndime trupore, për trajtimin e të cilave u dërgua në spital. Kurse, sipas policisë, i dyshuari u arrestua dhe me vendim të prokurorit, pas intervimit u dërgua në mbajtje.

Rasti i tretë i dhunës në familje u shënua në Vushtrri. Atje, burri sulmoi fizikisht gruan e tij, rreth ores 01:10 të 3 marsit. Për shkak të lëndimeve që mori, viktima u dërgua për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkoi në procedure të rregullt.

Viktimë e dhunës në familje ishte edhe një grua në Gllogoc. Ajo u sulmua nga burri i saj rreth orës 14:45, i cili me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje./Gazeta Sinjali/