image Arrestohen 11 persona në Gjakovë - Policia i zuri duke luajtur bixhoz

Siguri

Arrestohen 11 persona në Gjakovë – Policia i zuri duke luajtur bixhoz

news image

Dje rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një lokal në rrugën “Kolë Leshi” në Gjakovë. Gjatë kontrollit janë hasur 11 persona duke luajtur lojëra të fatit në një lokal, të cilët më pas janë arrestuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.

Ai tha se nga të dyshuarit janë konfiskuar 6 mijë e 430 euro dhe me vendim të prokurorit të gjithë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë bastisja dhe kontrolli në lokalin ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojërat e fatit dhe gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur 11 persona duke luajtur dhe tek te dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 6430 Euro”, tha Xhurkaj për Sinjalin.

/GazetaSinjali/