image Arresohet nëna në Gjakovë, detyroi fëmijën të kërkojë lëmosh - Sinjali

Arresohet nëna në Gjakovë, detyroi fëmijën të kërkojë lëmosh

news image

Një grua është arrestuar dje në Gjakovë pasi që e njëjta kishte detyruar fëmijën e saj të kërkojë lëmosh, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në një parking të këtij qyteti.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nga njësiti policor dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale është hasur në një parking duke e detyruar fëmijën e saj, të kërkojë lëmoshë”, thuhet në raportin e Policisë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin